Hamiti: Dhjetë deputetë janë të gatshëm të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje
25 shkurt 2023
| 12:01
“Besoj që janë dhjetë që janë të gatshëm me u largu prej Lëvizjes Vetëvendosje, se kur ndodh kjo, a ndodh si Haki Abazi apo deri në fund të mandatit”, ka thënë gazetari Lavdim Hamidi.
Sipas tij, Haki Abazi e ka hapur derën e pakënaqësive brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto komente të Hamidit kanë ardhur pasi Abazi është përjashtuar nga Komisioni për Punë të Jashtme.
Pas këtij veprimi nga ana e Grupit Parlamentar të LVV-së, Abazi ka dalë në konferencë, dhe ka shprehur dyshimet e tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.