
Hamiti: Duan shqyrtim serioz arsyet pse ka marrë votë popullore qeveria e dështuar e LV-së
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë vlerësuar se votat që Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më 9 shkurt nuk janë të merituara.
Ai ka theksuar se duan shqyrtim serioz arsyet pse ka marrë votën popullore qeveria Kurti.
“Rezultatet e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit dëshmojnë se një qeveri e dështuar, si kjo e Vetëvendosjes, mund të marrë votë të pamerituar. Për katër vjet të Vetëvendosjes me satelitët në pushtet, Kosova nuk e ka marrë asnjë njohje të vetme ndërkombëtare, asnjë anëtarësim në organizata relevante ndërkombëtare. Dështim spektakular, fiasko, ka qenë përpjekja për anëtarësim në Këshillin e Evropës vitin e kaluar. Me Albin Kurtin kryeministër, Kosova ka bërë marrëveshjet më të dëmshme në procesin e dialogut me Serbinë në vitin 2023. Për pasojë, Kosovës i rri mbi krye si shpata e Demokleut autonomia politike-territoriale për serbët, që e rrezikon rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”, duke përmendur dështimet tjera të qeverisë Kurti.
“Kosova është nën sanksione të BE-së prej qershorit të vitit 2023. Qindra milionë euro të humbura deri tani. Po ashtu, reputacioni ndërkombëtar i dëmtuar i Kosovës, si vend evropian i sanksionuar për fajin e qeverisë së vet. Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të, aleatin tonë jetik, janë në pikën më të ulët në këto vjet. Korrupsioni i rëndë qeveritar e kakarakterizuar qeverisjen e LV-së, ndërkohë që propaganda e saj kumbuese ka qenë se gjoja po e lufton korrupsionin. Duan shqyrtim serioz arsyet pse ka marrë votë popullore Qeveria e dështuar e Vetëvendosjes”, ka shkruar Hamiti