Hamiti, Gërvallës: Për ministren e skandaleve të mëdha, paga e Jakupit ndoshta është skandal modest

24 nëntor 2023 | 11:21

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila sot ka thënë se paga e ekspertit të jashtëm të MPJD-së, Gani Jakupi, prej 7 mijë e 500 euro në muaj është shumë modeste.

Hamiti ka shkruar në “Facebook” se për ministren e skandaleve të mëdha, paga e Jakupit ndoshta është skandal modest.

Sipas tij, Gërvalla e ka dëmtuar imazhin e Kosovës prej ditës së parë.

“Për Ministren e skandaleve të mëdha, e mega skandaleve, ky ndoshta është skandal modest. Imazhin e Kosovës e ka dëmtuar ministresha Gërvalla – Schwarz prej ditës së parë. Buxhetin e shtetit me 90 mijë euro në vit kësaj here. Qeveri e ndryshimit. Qeveri e skandaleve!”, ka shkruar Hamiti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja 35-vjeçare ka publikuar një fotografi të viteve tetëdhjetë, ku…