Hamiti i LDK-së: DASh-i flet për ‘korrupsion të rëndë qeveritar’, LV-ja propagandon luftimin e tij
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023, i cili ka konstatuar “korrupsion të rëndë qeveritar” në Kosovë.
Hamiti ka thënë se ky raport dëshmon se partia në pushtet është duke kryer korrupsion masiv.
Pavarësisht raportit negativ të DASh-it, Hamiti ka vlerësuar se qeveria Kurti vazhdon të flasë paturpësisht për gjoja luftën kundër korrupsionit.
“Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh), në raportin për vitin 2023, flet me terma të qartë për “korrupsion të rëndë qeveritar” (serious government corruption, në origjinal) në Kosovë. Ndërsa po kryen vetë korrupsion masiv, që po del në pah për çdo ditë, Qeveria e Vetëvendosjes vazhdon të flasë paturpësisht për gjoja luftën kundër korrupsionit. Kjo është e mundshme vetëm në një klimë oruelliane të propagandës dhe agjitacionit të regjimit”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.