Hamiti i LDK-së: Kosova ka një regjim të ri, ‘Krejt dhe drejt’
04 tetor 2022
| 11:21
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka thënë se në Kosova ka një regjim të ri, “Krejt dhe drejt”.
Teksa ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje për pushtet absolut, Hamiti ka thënë se qytetarët nuk e duan pushtetin e tyre dhe se duhet të votojnë ndryshe herën tjetër.
“Regjimi i ri është ky: Krejt dhe drejt! Pushtet absolut dhe absolutist. Pa kontroll reciprok të pushteteve (checks and balances), siç funksionon në demokraci, të regjimet e vjetra demokratike. Kush s’e do pushtetin ‘Krejt dhe drejt’ herën tjetër voton ndryshe në Kosovë”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.