Hamiti i LDK-së: Kur Albin Kurti me VV-në thoshin “Rugova kolaboracionist”, sejmenët e mbështesnin
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj servilizmit të Albin Kurtit dhe sejmenë të tij.
Hamiti ka thënë se kur Albin Kurti me VV-në thoshin “Rugova kolaboracionist”, kori i sejmenëve të tyre 100 përqind me Kurtin. Ndërsa tani kur Kurti i ndërroi fjalët për hesape elektorale – e që po flet për Presidentin historik të Kosovës – sejmenët po thonë: Albin Kurti si Presidenti Rugova!
Postimi i plotë i peofesorit Hamiti:
Kur Albin Kurti me VV-në thoshin “Rugova kolaboracionist”, kori i sejmenëve të tyre 100 përqind me Kurtin.
Tash që Kurti i ndërroi fjalët për hesape elektorale – po flet për Presidentin historik të Kosovës – sejmenët po thonë: Albin Kurti si Presidenti Rugova!
Si Kurti si sejmenët e tij – lojcakë!