Hamiti i LDK-së: Kurti po e bën të kundërtën e asaj që po e thotë

20 qershor 2023 | 20:11

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti tha se nuk ka asgjë të keqe që kryeministri, Albin Kurti po këmbëngul për shtrirjen e sovranitetit në veri.

Megjithatë, sipas tij, Kurti po e bën të kundërtën.

“Nuk ka asgjë të keqe që po këmbëngul, por ka të keqe kur je kokëfortë dhe e bën të kundërtën në vepër e asaj që e thua me fjalë. Po ndodh e kundërta në vepër me atë që po e thotë në fjalë. Po do ta shtrijë sepse kemi të drejtë, askush s’e konteston të drejtën tonë sigurisht për ta shtrirë këtë sovranitet. Po të ishte kjo punë aq e lehtë do të ishte shtrirë plotësisht edhe më herët. E vërteta është që sidomos në vitin e fundit ne kemi më pak sundim ligji atje. Në dukje të parë kemi policinë, por kur s’ka sistem gjyqësor e as funksionim të mekanizmave institucional, sigurisht kemi më pak sundim të ligjit e më pak sovranitet për aq sa ia ka dalë Serbia të hyjë brenda dhe t’i rrëmbejë policët tanë”, ka thënë Hamiti në TV1.

Hamiti thotë se për këto gjëra Kurti duhet të ulet e të bisedojë me aleatët.

“Për sa kohë që nuk ulet kjo Qeveri të mbledhë mend, të ulet me partnerët, të bisedojë se si duhet të shkohet tutje, asnjëri prej partnerëve s’ka thënë se Kosova nuk duhet ta shtrijë sovranitetin dhe s’besoj që do të thotë. Por se si do ta bëjë këtë, do ta bëjë në koordinim me aletatët, për aspekte të sigurisë, sigurisht në koordinim më KFOR-in”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur rreth…