Hamiti jep arsyet pse LDK-ja nuk i shkoi Vjosa Osmanit në takim
Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se kjo parti ka refuzuar të enjten takimin me presidenten Vjosa Osmani për shkak se ajo “nuk po e luan përfaqësuesen e unitetit të popullit”.
Sipas Hamitit, Osmani nuk po e kundërshton kryeministrin Albin Kurti në kursin e tij “për konfrontimin me aleatët”.
Në DPT të T7, Osmani ka thënë se “presidentja duhet të luajë rol në funksionimin e demokratizimit të institucioneve të Kosovës” e, sipas tij, “ajo s’po e kundërshton populizmin e Kurtit”.
“Presidentja me punën e saj, me sjelljen e saj, me gjuhën e saj. Ajo s’po e merr si situatë serioze ose, së paku, nuk po sillet ashtu. Ajo nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar këtë kurs të Kurtit ndaj aleatëve. Ajo nuk ka bërë asgjë për të reaguar kundër këtij populizmi të kotë të Kurtit”, ka thënë Hamiti.
Më tutje, Hamiti ka thënë se “Osmani është dashur ta qortonte Kurtin për gjuhën ndaj Antony Blinkenit”.
Ai ka kritikuar Osmanin që nuk po i kryen detyrat kushtetuese.
Për këtë thotë se LDK-ja nuk ka marrë pjesë në takim.
E takimit të Osmanit nga opozita i është përgjigjur Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).