Hamiti: Kurti e ka pranuar Asociacionin, militantët e LV-së nuk po e pranojnë një gjë të tillë
17 shtator 2024
| 15:52
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se ka pranuar Asociacionin.
Ai ka thënë se Kurti e ka pranuar vetë se e ka pranuar Asociacionin, ndërsa militantët e partisë në pushtet e mohojnë një gjë të tillë.
“Asociacion Plus ka pranuar Albin Kurti. Domethanë, autonomi politiko-territoriale për serbët në Kosovë për ta realizuar “vetëmenaxhimin” që e ka ofruar vetë në negociata. Ndërkohë, bashkëpunëtorët e Kurtit dhe militantët e LV-së po thonë ende në kor se Kryeministri nuk e ka pranuar Asociacionin!”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.