Hamiti largohet nga Drenica
17 korrik 2018
| 12:18
Futbollisti kryesor i KF Drenica, Genc Hamiti, ka vendosur të largohet nga skuadra kuqezi për shkak të pamundësisë për t’i kryer obligimet financiare.
Lajmin për largim nga Drenica e ka bërë vetë Hamiti për “Telegrafin”. “Zyrtarisht kam shkëputur marrëdhëniet kontraktuale me klubin e Drenicës. Kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë së përmbushjes së obligimeve financiare nga klubi. E falënderoj dhe i dëshiroj suksese Drenicës”, ka deklaruar Hamiti, i cili gjatë afatit kalimtar të janarit ishte ndër lojtarët më të kërkuar në Kosovë.