Hamiti: LV-ja dhe satelitët e saj për katër vjet kanë dëshmuar se s’kanë haber të qeverisin

12 shkurt 2025 | 14:01

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se qeveria Kurti II ka qenë dështim për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se për katër vjet, LV-ja dhe aleatët e saj kanë treguar se nuk kanë haber të qeverisin.

Ai në “Facebook”,  ka numëruar të metat e kësaj qeverie.

“Albin Kurti me Vetëvendosjen e tij dhe satelitët e tyre i kanë pasur 4 vjet të plota për ta dëshmuar se s’kanë haber të qeverisin. Kosova pa asnjë njohje të re, e izoluar ndërkombëtarisht, nën sanksione të BE-së, me stagnim të plotë ekonomik, me korrupsion masiv qeveritar. Mbi 40% e qytetarëve të Kosovës për këtë kanë votuar?! Për çka do ta përdornin një mandat të ri Kurti me VV-në? Me vazhdue kësaj rruge”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur shorti i fazës së gjysmëfinales në Kupën e…