Hamiti: LV-ja, e majtë si parti kineze; Dugolli: A e keni lexuar programin?
10 dhjetor 2020
| 08:58
Dy profesorët universitarë, Muhamet Hamiti dhe Bujar Dugolli, janë përplasur në emisionin Pressing në T7 për profilin e subjektit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Hamiti ka thënë se ajo është një parti e së majtës ekstreme.
“Është e majtë. Kërkojnë indoktrinimin e të gjithëve. E majtë sikur parti kineze”, ka thënë Hamiti.
E Dugolli ka thënë se kjo analizë nuk i ka hije një profesori universitar.
“Keni një pozitë të respektueshme si profesor universitar dhe nuk ju takon të flisni kështu. A e keni lexuar programin e asaj partie apo jo?”, ka thënë Dugolli.