Hamiti për LV-në dhe AAK-në: Demarkacionin  dhe asociacionin i kundërshtuan në opozitë, i pranuan në pushtet

17 mars 2023 | 12:11

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka kritikuar Albin Kurtin dhe Ramush Haradinaj për qasjen që kanë pasur kur ishin në opozitë në raport me zhvillimet në vendin tonë.

Hamiti ka shkruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, marrëveshjet që i kanë kundërshtuar në opozitë i kanë pranuar kur kanë ardhur në pushtet.

“I kundërshtuan me dhunë në Kuvend kur ishin në opozitë. I pranuan/pranojnë paqësisht kur janë në pushtet. Siç u ka hije mashtruesve. Kauzat: demarkacioni, Asociacioni”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.

Deri me tani vetëm LV-ja dhe AAK-ja i kanë dhënë mbështetje planit evropian, ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja janë shprehur kundër këtij plani, duke thënë se kanë rezerva të mëdha, veçanërisht për piken 7 të planit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur shefin…