Hamiti prezantohet te Prishtina

16 korrik 2022 | 21:16

FC Prishtina dhe futbollisti i mirënjohur kosovar, Genc Hamiti e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Mesfushori defensivë në edicionin e fundit ishte pjesë e Drenicës ku tregoi paraqitje shumë të mira për skuadrën nga Skenderaj.

28-vjeçari rikthehet te Prishtina pas pesë viteve pasi që më parë si 23-vjeçar kishte luajtur për një edicion te skuadra jonë, në vitin 2016/17.

Krahas Prishtinës dhe Drenicës, Hamiti ka bërë karrierë në Kosovë dhe te Ferizaj e Hajvalia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kardiologu shqiptar, Ardian Mustafai, i cili jeton e punon në…