Hamiti: Qeveria e Ndryshimit, shkelëse serike e Kushtetutës!
26 dhjetor 2023
| 22:35
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka komentuar zhvillimet politike dhe ekononike të vendit. Hamiti e ka quajtur Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti si shkelësen serike të Kushtetutës.
Komenti i plotë i Prof.Muhamet Hamitit:
Qeveria e Ndryshimit,
Shkelëse serike e Kushtetutës!
Kosova nën sanksione ndërkombëtare të miqve dhe aleatëve historikë! Për herë të parë në historinë e vet.
Rritje e shkallës së varfërisë së qytetarëve të Kosovës për 16%!
A po mburret Albin Kurti me këto arritje kur po thotë se të tjerët as në ëndërr nuk mund t’i shohin këto rezultate të tij?
Nëse ju pëlqen ky ndryshim do ta keni edhe një vit, më 2024.
Regjimi i ri 3-vjeçar i VV-së #KREJTdheDREJT