Hamiti: Serbia po provokon në veri, sa ka pushtet Republika e Kosovës atje?
06 dhjetor 2022
| 19:55
Profesori universitar, ish ambasadori Muhamet Hamiti, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka pyet Qeverinë e Kosovës se sa ka pushtet Republika në veriun e vendit.
Profesor Hamiti ia ka kujtuar Qeverisë se tani ka më pak sovranitet në veriun e Kosovës sesa shumë vjetë më parë.
“Sa ka pushtet Republika e Kosovës atje?
Më pak se për shumë vjet të kaluara, fatkeqësisht, siç po duket”, ka shkruar Hamiti.
Postimi i plotë i tij:
Serbia po provokon në veri të Kosovës.
Sa ka pushtet Republika e Kosovës atje?
Më pak se për shumë vjet të kaluara, fatkeqësisht, siç po duket.
A po e di Qeveria e Kosovës?