Hamiti: Vetëvendosje synon pushtetin absolut, t’i kontrollojë edhe mediat dhe gjyqësorin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj sulmeve që pushteti po ua bën medieve.
Ai ka bërë me dije se kjo është një përpjekje e partisë në pushtet për të kapur edhe dy pushet tjera: mediat dhe gjyqësorin.
Në këtë mënyrë, sipas zyrtari të LDK-së, LV-ja dëshiron ta përmbush synimin për pushtet absolut.
“Mbasi tash e gati katër vjet i ka dy degët kryesore të pushtetit në Kosovë, legjislativin dhe ekzekutivin, pushteti i Vetëvendosjes po e kërkon ende kontrollin edhe në dy degët e tjera, në gjyqësor dhe në media, për ta përmbushur synimin për pushtetin absolut – #KREJTdheDREJT. Kur nuk ia del t’i kontrollojë plotësisht, i sulmon mediat dhe gjyqësorin”, ka shkruar Hamiti në “Facebook”.
Më tutje, ai ka përmendur edhe dëmet që kjo parti ia ka sjell Kosovës.
“Le të përkujtojmë se Kosova është në muajin e 14-të të sanksioneve ndërkombëtare, për herë të parë në historinë e vet. Pa asnjë njohje ndërkombëtare në kohën e regjimit të ri që po vjetërsohet. Le të përkujtojmë po ashtu se Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar për korrupsion të rëndë qeveritar (serious government corruption) në Kosovë nën pushtetin e Vetëvendosjes”, ka shkruar Hamiti.