Hamsiku përforcon Trabzonsporin

30 qershor 2021 | 14:55

Pasi mbylli aventurën në Evropian me kombëtaren e Sllovakisë, Marek Hamsik zyrtarizoi transferimin në Turqi te skuadra e Trabzonsporit.

Pas një sezoni në Suedi me fanellën e Goteborgut, 33-vjeçari vendosi ta vazhdojë karrierën pikërisht në Turqi. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare ku Hamsik shfaqet me i veshur me përkrenare gladiatori dhe me fanellën me vija të ekipit.

Sllovaku, i cili  firmosi për dy vjet me klubin nga Superliga turke do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në Strasburg të…