Hamza: 130 të rinj mitrovicas do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të komunës

24 shtator 2024 | 16:15

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se nga sot 130 të rinj të kësaj komune do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës.

Ai ka treguar se kjo do të bëhet në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, i cili mbështetet nga Komuna e Mitrovicës dhe misioni i UNICEF-it në Kosovë.

Hamza ka shkruar  në “Facebook” se institucionet e Kosovës duhet të krijojnë kushte për të rinjtë.

“Kosova ka shumë të rinj të talentuar, që u mjafton shpeshherë vetëm një përkrahje institucionale që të ecin me hapa të shpejt në punë dhe karrierë. Në kuadër të programit ‘Kosovo Generation Unlimited’, i cili mbështetet nga Komuna e Mitrovicës dhe misioni i UNICEF-it në Kosovë, nga sot 130 të rinj të moshës 16-25 vjeçare do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës. Tregu i punës në Kosovë është mjaft specifik dhe sidomos për të rinjtë, me zhvillimin e teknologjisë informative, po ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Ne duhet të krijojmë mundësi të reja që e frenojnë ikjen e të rinjve dhe t’iu ndihmojmë atyre të gjejnë perspektivë ekonomike në Kosovë, pranë familjeve të tyre!”, ka shkruar Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur aktivitetet në kuadër…