Hamza: Asnjë amendament i opozitës nuk është pranuar në rishikimin e buxhetit
28 korrik 2021
| 11:39
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit, Bedri Hamza ka thënë se asnjë amendament i deputetëve të opozitës nuk është pranuar në rishikimin e buxhetit për vitin 2021.
“Çfarë e karakterizon këtë projektligj është se ka një diskrepancë në programin qeveritar. Premtimet që janë të shkruara nuk janë të reflektuara në buxhet. Nuk do të ketë rritje të pagave, nuk do të ketë rritje të pensioneve dhe nuk do të ketë rifillim të fondeve të prezantuara në program. Kemi një mosreflektim të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Asnjë amendament i deputetëve të opozitës nuk pranohet”, ka thënë Hamza në seancën e sotme ku po diskutohet për rishikimin e buxhetit.