Hamza: Asnjë kazino në Kosovë nuk është e licencuar
Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë sot në seancën plenare se të gjitha vendimet që i merr Kuvendi do t’i përkrahin, çfarëdo qofshin ato, mbyllja e tërësishme e kazinove, apo bartja e tyre jashtë qendrave të qytetit.
Sipas tij, asnjë kazino nuk është e licencuar. “Sa i përket kësaj veprimtarie dhe më kuadër të reformave evropiane është marr obligim që ligji për lojërat e fatit të plotësohet dhe ndryshohet, konceptit. dokumenti është hartuar në qeveri. Ne jemi të gatshëm se si vendos kuvendi ne të marrim veprimet e duhura… ne jemi të gatshëm se cilido nga këto opsione ne të mbështesim dhe përkrahim. Nëse Kuvendi të vendosë që të përshtatë këtë ligj sipas normave evropiane ne e përkrahim. Nëse Kuvendi rekomandon që të sjell një ligj që lojërat e fatit të shkojnë vetë jashtë qyteteve me e përkrahim. Po ashtu, nëse sillet një ligj që të mbyllen të gjithë lojërat e fatit ne e përkrahim. Po ju jap disa të dhëna, në Kosovë nuk ka asnjë kazino të licencuar. Dogana dhe ATK-ja, kanë konfiskuar 285 aparate dhe janë 280 raste me miliona euro gjoba, rruga më e shkurtë është që ligji të sponsorizohet përmes Kuvendit”, ka deklaruar ai.
Hamza ka insistuar që kjo çështje të zgjidhet me ligj dhe jo me akte nënligjore, në mënyre që gjatë implementimit të mos paraqet problem.