Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë

24 nëntor 2024 | 15:34

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatdhetar në Këln.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se edhe ata iu bashkuan PDK-së për ta bërë Kosovën më mirë.

“Edhe bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë. Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira”, ka shkruar kandidati për kryeministër.

Tutje, Hamza shton se sot ata kanë nevojë për diasporën si partnere aktive në transformimin e ekonomisë së vendit.

“Sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë.  Angazhimi i përbashkët është çelësi për ta bërë Kosovën më të mirë dhe më të fortë!”, shkroi Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 24 nëntor se…