Hamza bashkëbisedon me të rinjtë: Është përgjegjësi e jona t’iu krijojmë më shumë mundësi
15 korrik 2024
| 22:12
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza sot ka bashkëbiseduar me të rinjtë në Mitrovicë të Jugut.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është përgjegjësi e politikanëve që të krijojnë mundësi për të rinjët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Mbrëmje verore buzë Ibrit, duke bashkëbiseduar me të rinjtë, të cilët e duan vendlindjen e tyre, e duan atdheun e tyre.
Është për tu admiruar talenti i të rinjve, dëshira e tyre për t’i shërbyer komunitetit, Mitrovicës e Kosovës. Është përgjegjësi e jona t’iu krijojmë më shumë mundësi, më shumë perspektivë dhe bashkë, duke e mbështetur njëri-tjetrin, ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë.