Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo i ngarkueshmërisë me taksa
23 nëntor 2024
| 11:22
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik.
Hamza në një postim në Facecook, ka thënë se Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë.
“Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa. Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë. Barra për bizneset, për qytetarët e Kosovës, nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme”, shkruan Hamza.