Hamza: Buxheti nuk do të jetë problem për transformimin e FSK-së në ushtri

30 tetor 2018 | 08:39

Javë më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndërsa as aspekti financiar nuk do të jetë pengesë për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Ministri i Financave, Bedri Hamza në një intervistë për Telegrafin ka bërë të ditur se Ministria e Financave do të sigurojë fonde të mjaftueshme që ky transformim sa i përket aspektit financiar të ndodhë pa vonesa dhe pa probleme.

“Aspekti financiar nuk do të jetë pengesë për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, ku ne si Ministri e Financave do të sigurojmë fonde të mjaftueshme që ky transformim sa i përket aspektit financiar të ndodh pa vonesa dhe pa probleme. Ne edhe gjatë dëgjimeve buxhetore i kemi financuar 100 për qind kërkesat e Ministrisë së Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe…