Hamza: Buxheti për vitin 2019 pritet të jetë rreth 2.3 miliardë euro
23 tetor 2018
| 15:17
Gjatë kësaj mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, është diskutuar edhe për buxhetin e viti 2019.
Me këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza, ka bërë te ditur se buxheti shtetëror për vitin 2019 pritet të jetë rreth 2.3 miliardë euro.
Ai ka thënë se një buxhet i tille paraqet një rritje të madhe krahasuar më atë të vitit 2018.
Hamza, po ashtu ka vlerësuar se rritja ekonomike e Kosovës ka qenë më e madhja në rajon.