Hamza: Buxheti u votua në mënyrë klandestine, nuk përputhet me premtimet

15 mars 2020 | 13:43

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar miratimin e Ligjit për buxhetin 2020 në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur dje.

“Derisa ne kemi qenë në grupet parlamentare duke diskutuar, ata kanë shfrytëzuar situatën dhe në mënyrë klandestine e kanë futur buxhetin për votim. As deputetët e opozitës dhe as ata të pozitës nuk kanë pasur mundësi të japin ndonjë mendim lidhur me dokumentin që kanë sjellë”, ka thënë Hamza në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hamza ka thënë se qeveria paraprake ne aspektin makrofiskal ka lënë gjendje stabile.

Ai gjithashtu ka theksuar  se ka një shpërputhje midis premtimeve që kishin dhënë partitë në pozitë, programit qeverisës që kanë paraqitur dhe buxhetit.

“Gjithçka çka kanë deklaruar në fushatë zgjedhore dhe e kanë vendosur në program të qeverisë por nuk është reflektuar në buxhet, janë dëshira. Këta po flasin në mënyrë dëshirore”, është shprehur ai.

Më tutje, Hamza ka thënë se nuk janë paraparë mjete për rritje të pensioneve, për familjet me asistencë sociale, shtesat për fëmijë etj.

Ai ka folur edhe për situatën e krijuar pas pandemisë globale së koronavirusit, që tashmë ka prekur edhe Kosovën, duke thënë se 10 milionë euro të ndara për këtë çështje janë pak, përderisa propozoi rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, ka bërë me dije…