Hamza del më i votuar se Hoxhaj në Mitrovicë
16 shkurt 2021
| 15:03
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e dyta në Mitrovicë, me gjithsej 7 mijë e 775 vota.
Kandidati më i votuar i PDK-së në këtë komunë është Bedri Hamza, me 4 mijë e 593 vota.
Numri katër në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka kaluar me vota kandidatin për Kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhajn.
Hamza ka marrë gjithsej 4 mijë e 593 vota në Mitrovicë, derisa Hoxhaj 4 mijë e 95.
Pas Hoxhajt renditet Rrustem Musa me 3 mijë e 69 vota, pasuar nga Vesa Broja me 2 mijë e 602.
Vota në Mitrovicë kanë grumbulluar edhe përfaqësuesit tjerë që vijnë nga kjo komunë.
Valdete Idrizi ka marrë 2 mijë e 113 vota, Donjet Bislimi 2 mijë e 113 e Bekim Haxhiu 1 mijë e 71 vota.