Hamza dhe ambasadori i Finlandës bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është takuar me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.
Hamza ka njoftuar se me ambasadorin finlandez ka biseduar për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ditën e sotme e nisa me një takim me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Finlanda është një mike e Kosovës dhe një përkrahëse e madhe e integrimit tonë euroatlantik. Ne biseduam për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.