Hamza dhe ambasadori suedez nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 3.2 milionë euro
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Anders Wollter, kanë nënshkruar të martën marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes financiare për projektin e përmirësimit të sistemit të tatimit në pronë “Pro Tax 2”, në vlerë prej 3.2 milionë euro.
Hamza ka falënderuar Wollter për angazhimin e shtetit suedez për të ndihmuar Kosovën përmes këtij projekti.
Ai po ashtu ka vlerësuar ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, duke e konsideruar projektin “Pro Tax” si një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë së Financave, duke theksuar që edhe reforma e ndërmarrë së fundmi në fushën e tatimit në pronë është një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës.
Hamza ka thënë firmosja e kësaj marrëveshje shënon vullnetin e qartë të palës suedeze dhe asaj kosovare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të ndërtimit të një sistemi efikas dhe modern për administrimin e tatimit në pronë, në veçanti regjistrimin e pronave-tokave.
Ndërsa i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Anders Wollter, ka falënderoi ministrin Hamza për zotimin dhe angazhimin në implementimin e marrëveshjes së nënshkruar.