
Hamza dhe Bahtiri takohen në varrimin e Bajram Qerkinit, shtrëngojnë duart miqësisht e bisedojnë pak
25 shkurt 2025
| 13:55
Pavarësisht se kanë kaluar vetëm pak ditë nga gara e ashpër politike për zgjedhjet e 9 shkurtit, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së dhe kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza është përshëndetur në mënyrë mjaftë shoqërore me bashkëvendësin e tij dhe rivalin e dikurshëm politik nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtirin.
Hamza e Bahtiri janë parë teksa kanë shtrënguar duart miqësisht e kanë shkëmbyer pak muhabet mes vete, teksa po merrnin pjesë në varrimin e Bajram Qerkinit.