Hamza dhe Kastrati përurojnë objektin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

06 janar 2025 | 17:08

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh kandidiat i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza dhe kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë përuruar objektin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Fanmiljare (QKMF) në Mitrovicë.

Me këtë rast, Hamza ka thënë se ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.

“Një kapitull i ri për jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme nisi sot në Mitrovicë. Një histori e suksesit, që flet shumë për përkushtimin tonë ndaj shëndetit të qytetarëve. Ndërtimi i objektit madhështor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘Dr. Nexhat Çuni’ është dëshmi e suksesit që mund ta arrijmë kur bashkohemi në qëllime. Me Halil Kastratin, mikun tim, të cilin e falënderoj shumë për bashkëfinancimin e projektit, u bashkuam për t’u kujdesur më mirë për shëndetin e qytetarëve, mirëqenien e tyre dhe për të krijuar kushte më të mira për mantelbardhët, që të mund të shpëtojnë sa më shumë jetë. Ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.  Sot ndodhi në Mitrovicë. Nesër do të ndodhë anekënd vendit, sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Idriz Vehapi i…