Hamza dhe Reçica takohen në Shtutgart me familjen Zeqiri nga Stublla e Gjakovës

12 nëntor 2024 | 12:07

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza dhe deputeti i kësaj partie, gjatë qëndrimit në Shtutgart janë takuar me familjen Zeqiri nga Stublla e Gjakovës, e cila jeton në Gjermani.

Me këtë rast, Reçica ka vlerësuar lartë kontributin e familjes Zeqiri për liri dhe pavarësi.

“Bashkë me Bedriun, në prag të tubimit madhështor me mërgimtarët tanë në Shtutgart, patëm kënaqësinë të takohemi me Sadri Zeqirin dhe familjen e tij nga Stublla e Gjakovës.  Sadriu, i cili jeton në Gjermani që nga vitet ’90, ka qenë gjithmonë një shembull i përkushtimit dhe sakrificës për familjen dhe atdheun. Me punën e tij të palodhur, ai mbajti gjallë familjen para dhe pas luftës, duke përballuar sfida të shumta. Rrënjët e Sadriut janë të lidhura ngushtë me atdhedashurinë dhe sakrificën për lirinë e vendit. Vëllezërit e tij, Nekiu dhe Sadiku, iu bashkuan radhëve të UÇK-së, duke mos kursyer asgjë për lirinë dhe nderin e Kosovës”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Postimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të ftuar në “Ndryshe” mbrëmjen e kaluar me Salsano Rapin…