Hamza dhuron gjak: Është përgjegjësia jonë të solidarizohemi me njerëzit që kanë nevojë
05 shtator 2024
| 21:55
Sot ka qenë aksioni i dhurimit të gjakut nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.
E një ndër personat që dhuroi gjak ishte dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
“Sot dhurova gjak në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë”, ka thënë Hamza.
Hamza ka thënë se është përgjegjësia jonë që të solidarizohemi me njerëzit që kanë nevojë.
“Shumë jetë varen nga dhurimi vullnetar i gjakut dhe është përgjegjësi e jona që të solidarizohemi me njerëzit që kanë nevojë”, ka thënë tutje Hamza.