Hamza diskuton për projekte të reja me shefin e Bankës Botërore në Kosovë
29 janar 2018
| 12:36
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.
“Të dyja palët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të këtyre projekteve, për shkak se sipas tyre mosrealizimi i tyre me kohë mund të ndikojë në mosrealizimin e objektivave të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Financave.