Hamza do ta ndërtojë hekurudhën e kombit: Rritje, lëvizje dhe lidhje infrastrukturore për një ekonomi më të zhvilluar
17 janar 2025
| 11:38
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe projektet infrastrukturore, duke i përfunduar projektet ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë të qeverisjes së tij.
Hamza ka premtuar lidhjen e autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit, ndërtimin e Unazës së Prishtinës.
Hamza ka premtuar edhe ndërtim të linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimin e hekurudhave në krejt Kosovën, linjë hekurudhore Prishtinë-Fushë Kosovë-Aeroport i Prishtinës dhe ndërtim të digave e kanaleve të ujitjes gjithandej Kosovës.
“Modernizimi i infrastrukturës për një ekonomi më të zhvilluar. #PDK131 #MaMirë rritje, lëvizje, lidhje. Ky është zotimi im i tretë! ”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.