Hamza: Do të angazhohem që të gjithë prodhuesit të mund ta realizojnë potencialin e tyre

16 nëntor 2024 | 17:42

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka njoftuar se këtë javë është takuar me punëtorë të shumtë të sektorit privat, ku ka vizituar biznese të ndryshme.

Hamza ka deklaruar se çdo ndërmarrje do ta ketë shtetin si partner, pasi që sipas ti, zhvillimi i tyre nënkupton edhe rritje të mirëqenies për punëtorët dhe zhvillim për shtetin.

Do të angazhohem që të gjithë prodhuesit, ndërmarrësit dhe punëtorët të mund ta realizojnë potencialin e tyre, të zhvillohen dhe të krijojnë një jetë më të mirë, për veten dhe fëmijët e tyre, për familjet, shoqërinë dhe vendin tonë. Kosova mundet ma mirë!” – ka shkruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 29 nëntor bëhet një vit nga tragjedia që tronditi…