Hamza: Do të krijojmë kushte për bashkatdhetarët tanë që të investojnë në Kosovë (video)

26 nëntor 2024 | 16:55

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë kushte që bashkatdhetarët tanë, biznesmenë të suksesshëm në vende të ndryshme të botës, me kapitalin, përvojën dhe njohuritë e tyre të jenë prezentë në Kosovë, të investojnë, të punojnë dhe së bashku ta zhvillojmë vendin tonë.

Hamza ka postuar një video nga tubimi i tij i së dieles me mërgimtarët në Koln, nga të cilët ka kërkuar që deri më 26 dhjetor të regjistrohen për të pasur të drejtë të votojnë në ambasadat e Kosovës.

“Ne do të krijojmë kushte që bashkëatdhetarët tanë, biznesmenë të suksesshëm në vende të ndryshme të botës, me kapitalin, përvojën dhe njohuritë e tyre të jenë prezentë në Kosovë, të investojnë, punojnë dhe së bashku ta zhvillojmë vendin tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Halil Çadraku gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka…