Hamza e uron Thaçin: Gëzuar ditëlindjen, luftëtar i lirisë dhe i drejtësisë
24 prill 2024
| 13:35
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij.
Hamza ka thënë se Thaçi tërë jetën ia kushtoi lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
“Sot e ka ditëlindjen presidenti Hashim Thaçi, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Ndodhet larg shtëpisë, familjes dhe ne miqve, por shumë afër në zemrat e mendjet tona dhe i përkrahur nga të gjithë ata që e njohin sakrificën e tij”.
“Gëzuar ditëlindjen, luftëtar i lirisë dhe i drejtësisë!”, ka shkruar ai në “Facebook”.