Hamza: Ekipi im dhe përbërja e qeverisë së re do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj, ata janë zëri i Kosovës

21 korrik 2024 | 13:29

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza me anë të një postimi në “Facebook” ka treguar se mbrëmë ishte me të rinjtë e PDK-së tek liqeni në Mitrovicë.

Hamza ka thënë se ka dëgjuar preokupimet e tyre dhe se ka biseduar me ta për të ardhmen.

Ai ka thënë se edhe përbërja e Qeverisë së re që do udhëhiqet nga ai do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj.

“Një pjesë të mbrëmjes së djeshme e kalova me rininë e mrekullueshme të regjionit të Mitrovicës. Me Arbnorën, Salën, Anitën dhe të rinjtë e PDK-së dolëm kah liqeni, i dëgjova preokupimet, bashkëbiseduam për studimet dhe të ardhmen e tyre. Gjithnjë u kam dhënë hapësirë të rinjve dhe u kam besuar përgjegjësi të ndryshme. I kam parë në punë dhe jam shumë i kënaqur me iniciativat dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve. Edhe ekipi im dhe përbërja e Qeverisë së re do të jetë në masë të madhe me profesionistë të rinj, të cilët me padurim presin t’i shërbejnë vendit të tyre. Të rinjtë janë zëri i Kosovës. #TiKiZa”, ka shkruar Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sir Alex Ferguson ka pohuar se vetëm katër nga lojtarët…