Hamza falënderon mbi 100 mijë bashkatdhetarët që u regjistruan për të votuar

27 dhjetor 2024 | 16:02

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka falënderuar bashkatdhetarët që janë regjistruar për të votuar, duke thënë se pavarësisht se ku jetojnë, ata mbesin thellësisht të lidhur me të ardhmen e vendit tonë.

“Faleminderit mbi 100 mijë bashkatdhetarëve që janë regjistruar për të votuar më 9 shkurt. Pavarësisht se ku jetojnë, bashkatdhetarët mbesin thellësisht të lidhur me të ardhmen e vendit tonë. Së bashku do ta bëjmë Kosovën ma të mirë. #MaMirë për diasporën. #MaMirë për Kosovën”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me…