![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/IMG_7476.jpeg)
Hamza falënderon mërgatën në Austri: Mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili dje e anuloi pjesëmarrjen në një tubim me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë, sot duke e postuar një fotografi nga ky tubim që ishte mbajtur nga strukturat e PDK-së, e ka falënderuar secilin pjesëmarrës për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën.
Hamza ka thënë se si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë.
“Bashkatdhetarët në Austri
Secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën.
Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë.
Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.
Link: https://www.facebook.com/share/p/15ooWixPCM/