Hamza falenderon zjarrëfikësit, ushtarët e FSK-së, policinë dhe qytetarët për gadishmërinë e ndaljes së zjarrit
Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza ka shprehur falenderime për zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së, policinë e Kosovës dhe qytetarët mitrovicas për gatishmërinë maskimale ndaj zjarrit që u shkaktua në fshatrat e Cërrnushës.
“Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë”, është shprehur Hamza.
Postimi i plotë:
Një falënderim të madh për zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, për ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Mitrovicës.
Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll.
Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë.
Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!.