Hamza: Industria kreative është një prej bazave të ekonomisë së re, do të ketë mbështetje të plotë përmes granteve
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar të mërkurën në një fabrikë mode.
Hamza ka njoftuar se ka qëndruar në “Walone”, në nëj fabrikë që ka të punësuara mbi 100 gra.
Ai ka thënë se si kryeministër, do të ketë mbështetje të plotë përmes granteve dhe subvencioneve për eksportusit.
“Shumë vite më parë kishin një dyqan në Prizren, por me punë të pandalshme kanë arritur ta ndërtojnë shtëpinë e modës “Ëalone”, një fabrikë të madhe me mbi 100 gra punëtore. Tani eksportojnë gjithandej botës. Industria kreative është një prej bazave të ekonomisë së re të Republikës sonë dhe do të ketë mbështetje të plotë përmes granteve dhe subvencioneve për eksportuesit. Do ta kenë edhe mbështetjen time personale si kryeministër i ardhshëm! #MaMirë për industrinë kreative. #PDK131”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.