Hamza: Jam i sigurt që kam një program të mirë, por jam gjithmonë i hapur ndaj ideve të reja
29 dhjetor 2024
| 15:22
Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër, Bedri Hamza, është shprehur i bindur se kjo parti ka ofertë të mirë për qytetarët përmes së cilës do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Gjatë një interviste në emisionin “Sol” në “Klan Kosova”, Hamza ka deklaruar se mbetet i hapur për propozime të reja.
“Jam i sigurt që kam një program të mirë sepse rreth vetës kam angazhuar ekspertë jo vetëm brenda politikës të cilës i takoj, por edhe jashtë partisë politike. Gjithashtu, jam gjithmonë i hapur për ide të reja se qysh me bë Kosovën ma mirë”, ka deklaruar Hamza.