Hamza: Jemi në garë për t’i fituar zgjedhjet
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se janë në garë për t’i fituar zgjedhjet.
Ai për “RTV 21” ka thënë se kandidimi i tij për këtë pozitë, është nder e përgjegjësi.
“Për mua është nder dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Sigurisht do ta japë maksimumin me një pozitivistet me një program konkret, të matshëm, racional dhe një ekip të mirë do të dal para qytetarëve me ofertë serioze dhe besoj se do të jetë e vlerësuar”, ka thënë Hamza.
Hamza ka theksuar se janë në garë për t’i fituar zgjedhjet. Në këtë kontekst, ai ka thënë se varësisht prej rezultatit do t’i shohin edhe opsionet e tjera.
“PDK është e gatshme për zgjedhje ne mendojmë se duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve dhe në mënyrë të dakorduar të shkojmë në këtë proces. Jemi të hapur për të diskutuar me të gjitha partitë (për shpërndarjen e Kuvendit). Jemi në garë për t’i fituar zgjedhjet ne do të dalim para elektoratit që ata me na besua dhe me i fituar zgjedhjet dhe pas zgjedhjeve varësisht prej rezultatit ne do t’i shikojmë edhe opsionet e tjera (për koalicione)”, ka thënë Hamza.