Hamza jep lajmin: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare
15 maj 2024
| 15:33
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza.
Ai para mediave, të mërkurën ka falënderuar kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar që përkrahën qëndrimin e tij në lidhje me votimin e këtyre marrëveshjeve.
“Sot këtu jam para juve në kapacitetet e kandidatit për kryeministër nga PDK-ja. Jam për të shprehur qëndrimin e PDK-së, falënderoj Kryesinë dhe grupin parlamentar që kanë përkrahur qëndrimin tim të bërë publik para shumë kohe në mënyrë publike për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Hamza.