
Hamza konfirmon bisedat me LDK-në, AAK-në dhe Nismën për qeverinë, thotë se s’ka vija të kuqe për askënd
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për medie, ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore e ka bërë të qartë se është kundër vijave të kuqe sa i përket bashkëpunimit me partitë e tjera për krijimin e institucioneve të reja.
Hamza ka thënë se personalisht s’ka asnjë barrierë me asnjë parti politike e me asnjë politikan, duke shtuar se është i gatshëm të flasë me të gjithë.
“Unë gjatë fushatës zgjedhore kam qenë kundër vijave të kuqe. Këto vijat e kuqe nuk është që i preferoj. Asnjë barrierë me asnjë parti politike me asnjë politikan nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jam I gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda me LDK-në, Aleancën, NISMA-n, edhe subjektet të tjera. S’kemi mbrri në atë fazën qysh duhet me u duk qeveria, nëse vjen radha sigurisht që jam shumë i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që vendit me I dhanë institucione”, ka thënë Hamza.