Hamza: Kontrata e termocentralit ”Kosova e Re”, nuk dëmton buxhetin
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se në buxhetin e vitit 2018-të, nuk hynë projekti i termocentralit ”Kosova e Re”.
Hamza ka deklaruar se brenda kontratës komerciale ka mekanizma të cilët nuk lejojnë dëmtimin e buxhetit të Kosovës.
“Sot Kosova ka arritur në një fazë të rëndësishme pas shumë vitesh, nënshkrimi i kontratës komerciale dhe tashmë presim punë të tjera. Kjo kontratë për ”Kosovën e Re”, që është nënshkruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bazat dhe të dhënat kryesore të cilat i bart vet kjo ministri. Ministria e Financave ende nuk ka pranuar ndonjë dokument zyrtarë që ka shifra të sakta. Por besoj se brenda kontratës janë vendosur mekanizma të mirë që nuk e vënë në dëmtim buxhetin e Kosovës. Banka Botërore gjatë gjithë kohës ka qenë në proces, pritet që pas nënshkrimit të marrëveshjes, të hapen bisedat për marrëveshjen financiare. Buxheti i 2018 ka prioritet investimet kapitale por ”Kosova e Re” nuk është pjesë e buxhetit sepse është projekt jashtëbuxhetor”, është shprehur Hamza në “Zona B”.