Hamza: Lufta e UÇK-së bëri që ShBA-ja dhe NATO t’i bashkohen kauzës sonë për liri

11 qershor 2024 | 11:59

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kujtuar fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Kumanovës dhe futjen e trupave të KFOR-it në Kosovë.

Ai ka bërë me dije se kjo ishte një rilindje për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Hamza ka shkruar në “Facebook” se ndihet krenarë që lufta e UÇK-së ka bërë që ShBA-ja dhe shtetet anëtare të NATO-s t’i bashkohen kauzës sonë për liri.

“Pas shumë ditëve pa bukë e netëve pa gjumë, pas shumë vrasjeve makabre e plagëve të hapura nga fronti ku luftohej për jetë a vdekje, liria e shumëpritur më në fund erdhi. Ishte 11 qershori i vitit 1999 kur filloi zbatimi i marrëveshjes së Kumanovës dhe forcat e paqeruajtësve të KFOR-it tashmë ishin nisur drejt Kosovës. Ishte si rilindje për ne, ndonëse me emocione të përziera e dhimbje të shumta për humbjet që pësuam gjatë luftës. Jemi krenarë që lufta e UÇK-së bëri që ShBA-ja dhe shtetet anëtare të NATO-s t’i bashkohen kauzës sonë për liri, duke na përkrahur masivisht në ditët më të vështira që po i kalonte populli ynë”, ka shkruara Hamza.

Sipas tij, sakrifica e Kosovës për liri ishte e madhe.

“Sakrifica për liri ishte e pashembullt. Heroizmi i burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, ishte i pashoq. Ndërsa, intervenimi i NATO-s ishte jetik që ne ta fitonim lirinë për të cilën sakrifikuan shumë gjenerata. Lavdi të gjithë të rënëve dhe mirënjohje të përjetshme NATO-s, ShBA-së dhe gjithë partnerëve tanë!”, ka shkruar ai.

ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
126 ankesa janë paraqitur ndaj gjyqtarëve dhe 71 ndaj prokurorëve…